Ministria e Zhvillimit në Gjermani ka njoftuar një ndihmë shtesë prej 63 milionë eurosh (66 milionë dollarë) për Ukrainën.
“Për mua është e rëndësishme që Gjermania të ndihmojë Ukrainën jo vetëm ushtarakisht, por edhe ta bëjë jetën më të përballueshme për popullin ukrainas”, tha ministrja e Zhvillimit Svenja Schulze për gazetën “Bild am Sonntag”.
“Për këtë arsye ne kemi rritur fondin e programit të ndihmës së menjëhershme për Ukrainën nga 122 milionë në 185 milionë euro”, shtoi ajo.
“Ministritë e tjera po ofrojnë edhe më shumë fonde. Aty ku nuk ka më sulme, Gjermania do të ofroje ndihmën e saj për rindërtimin”, tha Schulze.