Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka uruar shqiptarët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Gjiknuri thekson se 1 Maji duhet të shërbejë si moment reflektimi se duhet bërë akoma më shumë për garantimin e të drejtave. “1 Maji🌺 – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, duhet të shërbejë si moment reflektimi se duhet bërë akoma më shumë për ta përmes implementimit të politikave sociale, garantimit të të drejtave, shanseve të barabarta e në të njëjtën kohë si mesazh falenderimi ndaj njerëzve të punës”, thekson Gjiknuri.