Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të deputetit demokrat, Kasëm Mahmutaj.
Lidhur me këtë vendim të publikuar ditën e sotme, ka reaguar edhe vetë deputeti i cili është shprehur për “5 pyetjet.al” se kishte apeluar vendimin dhe ishte në pritje të procesit gjyqësor.
Ai tha se ky vendim kishte prapavijë politike dhe se pasuritë i kishte ndërtuar me mund, pavarësisht dënimit të vëllait të tij, Gazment Mahmutaj me 25 vite burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe prostitucion në Itali.
“Procesi vazhdon. Asgjë nuk është mbyllur. Vendimi është i shkallës së parë, jemi në Apel. Ne i kemi të gjitha “OK”-ej. Po vazhdon procesi gjyqësor për paraqitjen e bilanceve dhe të ardhurave. Pra nuk është mbyllur asgjë.
Jam ndjerë keq që kur ka filluar kjo procedurë. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Ç’lidhje kam unë me vëllanë? Unë i kam krijuar nga puna ime, sakrifica ime, ime shoqe, familja komplet. Shpresoj mos të ketë prapavijë politike”-deklaroi Mahmutaj.