Një cisternë e acidit nitrik nga një fabrikë kimike u godit në një sulm ajror në Severodonetsk.

Guvernatori i rajonit të Luganskut, Serhii Haidai shkroi në Telegram, duke u rekomanduar të gjithë banorëve të mos dalin nga strehimoret, pasi acidi nitrik është i rrezikshëm nëse thithet, gëlltitet dhe nëse bie në kontakt me lëkurën dhe mukozën.