Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku 18-vjeçari Salvador Ramos, është futur në një shkollë fillore në Teksas dhe ka varë 19 nxënës dhe 2 mësuese.
Njëra prej tyre, është identifikuar si Eva Mireles.
Siç raporton New York Times, Eva është vrarë teksa tentonte të mbronte fëmijët nga vrasësi.
Gazetarët amerikanë kanë arritur të bisedojnë me tezen e saj, Lydia Delgado. Sipas saj, Eva prej 17 vitesh punonte si mësuese dhe ishte në të 40-at.
Delgado theksoi se Eva ishte shumë e mirë me të gjithë, dhe se vazhdimisht e thoshte publikisht se ndihet krenare që jep mësim në shkollën, ku nxënësit ishin kryesisht latino-amerikanë.
“Mbesa ime humbi jetën në këtë tragjedi, edhe sa do të zgjasë kjo? Nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë këtu, tani duhet të lutemi për të gjithë, për fëmijët, familjet dhe Shtetet e Bashkuara”, shtoi ajo.