Data 1 Maj njihet si dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga beteja e klasave punëtore për të siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës dhe të jetesës.
Ata u ngritën në protestë për oraret, për paga mesatare të garantuara si dhe për pajisje mbrojtëse në vendin e punës. Kërkesa e parë publike u paraqit në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.
Kjo ditë simbolike lidhet me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.
Javanews
Home Kryesoret
”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”/ Dita ndërkombëtare e punëtorëve, si lindi dhe historiku i 1 Majit
01/05/2022 09:50

Një vit më vonë në të njëjtin qytet u organizua një manifestim masiv dhe madhështor. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj date të rëndësishme që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.
Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për të drejtat e tyre. Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës.
Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që: dita e 1 Majit do të jetë gjithmonë dita e Punëtorëve, në të cilën ata do të mbrojnë me Kushtetutë e ligje liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.