Stafi drejtues i Inter vijon punën për të gjetur një zëvendësues për Marcelo Brazovic, kërkojnë në tregun e transferimeve një lojtar të ri, në mënyrë që të rritet pranë mesfushorit kroat, mundësisht të jetë pjesë e Serie A, që ta ketë më të lehtë përshtatjen. Ky është identikiti që Inter ka skicuar, dhe sipas “Corriere dello Sport”, emri i parë në listën e dëshirave është Kristjan Asllani, 20-vjeçari që aktivizohet tek Empoli:
Sa i përket kësaj tratative, Inter ka një raport të shkëlqyer me klubin e Empolit. Dy klubet kanë nisur prej kohësh kontakte intensive. Verën e shkuar tek Empoli zbarkoi Pinamonti në formë huazimi nga Inter, një lojtar që ka bërë shumë mirë, 12 gola të realizuar deri më tani kanë ndihmuar shumë skuadrën e Andreazzolit.
Me këto shifra nuk pritet që Pinamonti të qëndrojë sërish tek Empoli, Inter i vjen sërish në ndihmë duke i ofruar shërbimet e Esposito i dhënë në formë huazimi te Bazel. Këto detaje i japin Inter një bonus të rëndësishëm për të arritur te Asllani, një lojtar që pëlqehet shumë edhe nga ekipe të tjera në Serie A.