Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD. Berisha u shpreh se në mbledhje është miratuar lista e kandidatëve për kryesinë e PD që do të zgjidhen nesër në Këshillin Kombëtar.
“Komisioni në mbledhjen e tij si parashikon statute ka miratuar listën për kryesinë e kandidatëve për kryesinë e PD që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie, Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike por edhe të rinj dhe të reja në tërësi.
Lista do u shpërndahet të gjitha mediave dhe anëtarët e këshillit kombëtar do kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative kryesinë e PD. Ju në qoftë se do keni durim dhe interes do shikoni në ekran çdo votë për çdo kandidat”, tha Berisha.
Ai vlerësoi Ina Zhupën për kontributin e saj në parlament për disa çështje të rëndësishme. “Në këtë listë është Ina Zhupa e cila si keni konstatuar ju ka luajtur rol të rëndësishëm në parlament dhe u bashkua me Kuvendin e fundit.
Ka ngritur çështje shumë të rëndësishme. Deputetët e PD pavarësisht nga qëndrimet e tyre janë të gjithë anëtarë të këshillit kombëtar përveç 4-5 prej tyre që nuk kanë qenë anëtarë kryesie”, u shpreh ai.