Incidentet e huliganëve holandezë kanë tërhequr edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare, sipas burimeve që përputhen.
”Corriere dello sport”
”Aksidente dhe përplasje në Tiranë mes policisë së kryeqytetit shqiptar dhe tifozëve të Feyenoord, kundërshtarit të Romës në finalen e Ligës së Konferencës”, shkruan gazeta më e madhe sportive italiane ”Il corriere dello sport”.
”Shqetësimi sa vjen e shtohet për atë që mund të ndodhë sot. Siç konfirmon policia e Tiranës ka pasur tre raste aksidentesh. Në rastin e parë, një shqiptar u plagos nga një karrige në kokë në zonën e tifozëve të rezervuar për Feyenoord, të cilët dyshohet se janë provokuar nga njeriu që u plagos më pas (ai aktualisht ndodhet në urgjencë, por nuk është në rrezik) pasi kishte kënduar himnin e Romës. Tetë persona u ndaluan, por ata nuk janë, të paktën tani për tani, të arrestuar”, shkruan gazeta.
”Ngjarje të tjera më pas në një nga zonat e jetës së natës të Tiranës, me rreth 200 huliganë holandezë të cilët u përplasën me policinë, duke përdorur shkopinj dhe gurë ndaj agjentëve, dy prej të cilëve u plagosën. Përleshje të tjera, mes policëve dhe tifozëve të Feyenoord, pranë selisë së policisë qendrore në Tiranë, në një nga zonat qendrore të kryeqytetit shqiptar. Një makine policie iu thyen xhamat. Përleshje u raportuan edhe në periferi”, përfundon gazeta.
”De Telegraaf”
”Në kryeqytetin shqiptar tifozët e futbollit u përplasën me policinë një natë përpara finales së kupës së Conference League mes Feyenoord dhe AS Roma”, shkruan gazeta më e madhe holandeze ”De Telegraaf”.
”Autoritetet shqiptare raportojnë se gjashtëdhjetë tifozë janë arrestuar të martën, mes tyre 12 holandezë. Pjesa tjetër ishin italianë. Dhjetë oficerë u plagosën dhe një makinë policie u dëmtua.
Sipas policisë, agjentët donin të pengonin një grup holandez që të kërkonte konfrontim me tifozët italianë. Ata u qëlluan me gurë dhe shishe, ndër të tjera. Pas kësaj policia është përplasur edhe me një grup tifozësh të Romës.
Kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, i pranishëm në Tiranë, raportoi se rreth shtatë arrestime ishin kryer në kryeqytetin shqiptar.
“Ndoshta për shkak të dhunës. Ne ende duhet ta zbulojmë”, tha ai.
Ai i quajti arrestimet ”të pashmangshme” duke pasur parasysh konsumimin e alkoolit nga fansat.
France 24
”Përleshje të dhunshme shpërthyen në Tiranë të martën përpara finales mes Romës dhe Feyenoord, pasi tifozët holandezë sulmuan një vendas dhe plagosën 10 oficerë policie”, thanë autoritetet.
”Tetë tifozë të Feyenoord u arrestuan pasi goditën një shqiptar me karrige kur ai tregoi mbështetjen e tij për skuadrën e Romës dhe ai duhej të dërgohej në spital”, tha policia në një deklaratë.
Një grup prej rreth 200 tifozësh të Feyenoord u përleshën gjithashtu me policinë ndërsa përpiqeshin të arrinin në zonën ku ndodheshin tifozët e Romës.
Përpara incidenteve, policia shqiptare tha se ka vendosur 2 000 oficerë për të siguruar që ndeshja “të shndërrohet në një ditë feste”.