Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është gati të pranojë iniciativën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të organizuar një takim në Stamboll me liderin rus Vladimir Putin dhe OKB-në.

Kështu pohon portali ukrainas i lajmeve Vesti, i cili citon zëdhënësin presidencial ukrainas Sergej Nikiforov, siç raporton Tass.

Faqja e lajmeve ukrainase, raporton Tass, tha se kishte kontaktuar Nikiforov, i cili tha se “është shumë herët për të folur për formatet e takimit”, por është “një konsensus në parim për një takim të tillë”.