Interesat strategjike të Europës sot më shumë se kurrë, kanë nevojë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka deklaruar Kancelari gjerman në një takim me ligjvënësit në Berlin.

“Nderimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike”, tha ai, duke treguar ndikimin e fuqive të jashtme në rajon, përfshirë Rusinë.

Nga ana tjeter ai ka vleresuar punen e bere ne Ballkan duke theksuar se : “Për vite me radhë ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësim. Zbatimi i premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike”

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të zhvillojë vizita në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë muajit të ardhshëm.