Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka mesazhe të forta për brezin e ri në Shqipëri, për të parë nga e ardhmja, duke nënvizuar fortë mbështetjen amerikane në këtë proces.
E pranishme në ceremoninë e përurimit të restaurimit të Kullës në kalanë e Pezës, ambasadorja Kim kujtoi heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, ndërsa pohoi se ajo ishte admiruese e tij.
“Ju falënderoj që jeni mbledhur këtu. Vlerësoj anëtarët e komunitetit që e mundësuan këtë projekt. Në fakt kjo është një ditë e veçantë, që shënon javën e Kulturës amerikane që do ta përdorim për të festuar 100-vjetorine vendosjes së lidhjes mes SHBA dhe Shqipërisë. Kjo javë nënkupton shumë aktivitete, koncerte, dhe aktivitete kulinare, por pas gjithë këtyre aktiviteteve, nëse kishte pikënisje, donim ta nisnim që këtu.
Desha ta nisnim që këtu dhe unë doja ta nisnim që këtu, jo për shkak të së kaluarës, por në fakt sepse ka lidhje me të ardhmen. Ne mund të mendojmë që jemi mbledhur këtu për të ruajtur të shkuarën, dhe për të adhuruar të shkuarën. Por ndodhemi këtu në fakt për të bërë këtë gjë, për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që kishim, dhe mund të ngrihemi dhe të jemi madhështor. Nuk do të donte ndokush që të ktheheshim te e shkuara, por të bënim para drejt së ardhmes. Kur e shohim një vend të tillë, është e mrekullueshme, dhe sheh se bëhet fjalë për një tokë të mrekullueshme, tokë të Skënderbeut. Siç e dini të gjithë unë jam admiruese e Skënderbeut. Ju mund të mendoji se është toka e Skënderbeut, por është më shumë se kaq. Është toka për të cilin punojnë, toka e fëmijëve tanë, toka e Brunos, e Izabelës, ndaj jemi të kënaqur që jemi këtu me të ardhmen. mund të mësojmë nga mësimet e së shkuarës. SHBA do të jetë krah jush për të rindërtuar. Duam të jemi së bashku dhe bashkërisht, gurë mbi gurë, tullë mbi tullë për të ardhmen, mund ta bëjmë këtë për të ardhmen. Faleminderit!”, tha në mesazhin e saj ambasadorja e SHBA-ve.”, tha diplomatja Kim.