Një pjesë e madhe e problemeve të Ballkanit Perëndimor vijnë si pasojë e konfuzionit të krijuar në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, ka thënë Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Ky konfuzion, sipas tij, është shfrytëzuar nga palët e treta për të shtyrë para interesat e tyre që janë në kundërshtim me interesat evropiane.
Këto komente Gjukanoviç i bëri pas pyetjeve të gazetarëve se si i komenton deklaratat e presidentin francez, Emmanuel Macron, për BE-në në dy trajta, dhe nëse një gjë e tillë e dekurajon Malin e Zi.
“E lexova atë mesazh. Mendoj se është e rëndësishme të ketë elaborim më të detajuar të kësaj ideje në periudhën e ardhshme. Mendoj se ky konfuzion u shkaktua nga mesazhet e ngjyrshme që kanë ardhur nga adresa të ndryshme”, tha Millo Gjukanoviç, raportoi Vijesti.
Presidenti malazias tha se Bashkimi Evropian duhet të konfirmojë atë që ka thënë për mëse 30 vite, zgjerimin e BE-së.
“Dhe kjo është që, secili vend evropian, prandaj edhe çdo vend i Ballkanit Perëndimor, e ka vendin në BE, që Evropa të vazhdojë politikën e zgjerimit, që do të thotë se secilin vend të gjejë vendin e vet varësisht nga aftësia për të implementuar reformat dhe t’i arrijë standardet. Asgjë më shumë se kaq”, tha ai.