Fatbardh Kadilli ka përsëritur edhe njëherë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga gara për të marrë drejtimin e partisë. Ish-kandidati për kryetar, i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri vlerësoi kontributet e Berishës në PD, por theksoi se kjo forcë politike ka nevojë për rigjenerim elitash. Kadilli tha se shqiptarët nuk do të votojnë më për ish-ministrat dhe ish-drejtorët.
“Kam rezerva të forta për shumë nga dështimet. Rikthimi i tij është pengesë për PD. Nuk mund të prezantosh sërish të njëjtën figurë politike për 30 vjet me radhë. Ka raste në botë, është Le Pen, ka kandiduar i ati, pastaj e bija, po ata s’kanë qenë kurrë në pushtet. Një njeri që e ka materializuara projektin e tij politik i ka pasur shanset.
Nuk është kjo parti për shanset e zotit Berisha. Ia heqin shqiptarët shanset. Bashkë me të na heqin shqiptarët të gjithë ne të tjerët. Prandaj jam për moskthim dhe rigjenerim të elitës. Rigjenerim nuk është çështje moshe. Unë e di që shqiptarët nuk votojnë për të tretën dhe katërtën herë se nuk është se s’po i zë gjumi për të parë edhe njëherë ministra dhe ish ministra.
Zoti Berisha ka të gjithë të drejtën e zotit të ftojë kë të dojë. Por ftesa kthehet në problem. Të përzë partia e Berishës dhe të kthen kur ka nevojë. Kryetari të nxjerr nga dera dhe të fut nga dritarja. Projekti i kopi-it ka qenë risi. Por u provua ajo rrugë. U kuptua edhe si u katandis kopi”, u shpreh ai”, tha ai.
Kadilli shtoi se në PD duhet një ndryshim. “Edhe po të ikë vetë zoti Berisha do të na prodhojë një Luli tjetër. Prandaj duhet të kemi ndryshim”, u shpreh ai.