Deputeti Agron Gjekmarkaj i ka cilësuar si jo serioze disa prej emrave që opozita propozoi sot për kreun e ri të shtetit.
I ftuar mbrëmjen e sotmë në “Top Story” me Sokol Ballën, Gjekmarkaj tha se do të ishte mirë që opozita të sillte propozime serioze, teksa përmendi disa emra si Fatos Lubonja, Mark Markun, Jozefina Topallin, Artan Fugën etj.
Ai shtoi se maxhoranca nuk i ka dhënë asgjë opozitës, pasi të drejtën e propozimit ia jep kushtetuta. Sipas tij kryeministri duhet tja linte opozitës të zgjidhte kreun e ri të shtetit dhe ky do ishte një rast i mirë bashkëpunimi.
“E kam të vështirë ta kuptoj nëse jemi apo jo në proces. Është ajo që po ndodh brenda opozitës, problemet e saj të brendshme, do ishte më e lehtë të kishim një kandidatura, Serioziteti me të cilin pala përballë është futur në histori, hezitoj ta quaj proces. Ne nuk na ka dhënë asgjë PS, na e ka dhënë kushtetuta. Qeveria po të kishte vullnetin, ja jepte opozitës presidentin. Qeveria nuke ka thënë këtë, ka thënë sill ca emra”, tha Gjekmarkaj.
Sipas tij “Nga ana jonë ka plasur një kakofoni, nxjerrin komshiun, shokun burrin e tezes, hallën. Ka emra të lartë, por ka të tjerë. Për shijet e mia do propozoja Fatos Lubojnën, Mark Markun, Jozefina Topallin, Artan Fugën, Majlinda Bregu etj. Nëse rrimë brenda qokave, biem në lojën e të bërit komedi. Në rastin se supozojmë që kryeministri bëhet klemend dhe ja lë opozitës, kjo duhet të marrë përgjegjësi dhe të dalë serioze. Duhet të ishte mbledhur, të kishte dhënë një emër serioz, maxhoranca le ta refuzonte pastaj. Mbingarkesa e madhe që ka në pushtet, për faj të opozitës. Duhet të ishte rast i mirë bashkëpunimi, dyshoj që do të ndodhë kjo”.