“Big Brother VIP” ka shkaktuar ‘armiqësi’ dhe pakënaqësi jo vetëm mes ish-pjesëmarrësve por edhe mes këtyre të fundit dhe personazheve të tjera publike që kanë dhënë mendimet e tyre rreth situatave të ndryshme kur ata ishin pjesë e formatit. I tillë është edhe rasti i Armina Mevlanit dhe Einxhel Shkirës.

Një javë para mbylljes së reality-showt teksa po bënte parashikime rreth fituesit të madh të “Big Brother VIP”, Armina përjashtoi kategorikisht nga çmimi Einxhel për të cilën tha se nuk e pëlqen fare. “Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. -tha Armina duke shtuar: “Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”.

Pak javë më parë kur ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” duke zëvendësuar blogeren, Einxhel nuk e kurseu një ironi dhe e risolli në vëmendje deklaratën e saj. Ajo tha se Armina ka një mllef personal ndaj saj që ajo nuk mundet ta gjejë.

Mbrëmë në “Goca dhe Gra”, Armina sqaroi se mes tyre nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje, dhe mospëlqimi i Einxhelit si personazh i Big Brother, ishte thjesht mendimi i saj. Ajo tha se ishte Einxhel ajo që kishte folur jo mirë në publik për të.

“U bë shumë e madhe. Kam thënë se nuk më ka pëlqyer tek Big Brother. Jo gjithë njerëzit nuk mund t’i pëlqesh maksimalisht dhe mendimet i japim lirshëm se për këtë punë jemi këtu. Është keqinterpretuar. Unë me Einxhel kam punuar, e njoh në kushte të tjera dhe në momentin që kam punuar nuk kisha miqësi të afërt.