Televizioni shtetëror rus ka kërcënuar se do ta zhdukë Britaninë e Madhë me një cunami radioaktiv në një video të re propogandistike të çuditshme.
Në transmetimin rrëqethës prezantuesi tregoi se si raketa më e fundit bërthamore e Kremlinit, Satan 2, mund të asgjësojë Britaninë.
Paralajmëromi vjen pasi Kremlini ngriti mundësinë e sulmeve shkatërruese ushtarake ndaj Britanisë pas marrëveshjes së saj për furnizimin me armë të Ukrainës.
Ekspertët e televizionit pro-Putin kërcënuan më parë përdorimin e raketës RS-28 Sarmat duke i dhënë fund botës dhe treguan atësinë e saj për të fshirë Anglinë nga harta.
Dmitry Kiselyov paralajmëroi opsionin e dytë të Rusisë për të “zhytur Britaninë në thellësi të detit” me “dronin e saj robotik nënujor Poseidon”.
Duke shpjeguar grafikën, ai paralajmëroi se raketa do të ngrinte një valë gjigante cunami deri në 1640 metra lartësi.
Ai parashikoi se uji i tepërt do të përmbante “doza të larta rrezatimi” duke e kthyer atë që ka mbetur nga Britania në një “shkretëtirë radioaktive”.
Ngjarja nga televizioni shtetëror rus duket se bëhet më ekstreme pasi lufta e Putinit në Ukrainë po dështon duke pësuar humbje të mëdha në trupa dhe armatime.
Raketa balistike ndërkontinentale hipersonike Sarmat 208 ton ‘Satan-2’ ka një shpejtësi prej 15,880 mph dhe pretendohet nga udhëheqësi i Kremlinit si “e pandalshme”.