Kreu i grupit parlamentar socialist e ka pyetur sot direkt kreun e SPAK se përse nuk ka një ndjekje penale ndaj Sali Berishës.

“Pse Prokuroria e Posaçme nuk heton “21 janarin’, çfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për ‘non grata-n’?”

Për t’i dalë para përgjigjes së zakonshme të provave konkrete, Balla i kujtoi kreut të SPAK edhe nisjen e hetimeve, kryesisht:

“Tani pyetja është: Prokuroria shqiptare ka regjistruar ndonjë procedim penal për këtë, mos keni çuar ndonjë letër, ndonjë porosi SHBA-së, DASH-it t’i pyesni nëse kanë dokumentacion”.

Sërish kreu i SPAK, Arben Kraja iu shmang përgjigjes direkte por këtë herë theksoi faktin se SPAK ka vetëm dy vite e gjysmë jetë.

Më herët, ishte kryeministri Rama që kritikoi SPAK-un për mosnisjen e hetimeve ndaj personave ‘non grata’.