Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të premte punimet në Kamëz.
Kryeministri tha se ndryshimi është evident në këtë qytet. Gjatë inspektimit, ai u ftua nga një banor i qytetit për të pirë një kafe dhe kryeministri pranoi, por s’i shpëtoi detaji i emrit të barit, për të cilën nuk ngurroi të bënte një batutë.
Rama: Kur e bëje këtë me atë që ishte këtu.
Suli: Pas investimit u bë dhe lokali, sepse tani ke njerëz familjarë, deri në 11 të darkës. Ka marrë jetë biznesi dhe e gjithë zona. Për kopshtet dhe shkollat jemi top listë në Shqipëri.
Rama: Sa kanë shkuar?
Suli: 29, të reja.
Rama: 29 kopshte dhe shkolla në Kamëz. E sa kemi për të përfunduar?
Suli: Kemi edhe 5, do të jenë të gjitha me cilësi. Me këto kopshtet dhe çerdhet e ndërtuara edhe
fëmijët shkojnë në punë më lirshëm. Sillet fëmija në 6 e 30 dhe del nga institucioni në 17:30.
Rama: Perfekt.