Ronela Hajati po përgatitet prej muajsh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Përgjatë kësaj periudhe ajo ka punuar fort dhe po jep më të mirën e saj. Mirëpo, stresi dhe komentet e njerëzve në rrjete sociale kanë rënduar gjendjen emocionale të këngëtares. Ajo ka publikuar një status në Twitter, i cili ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performoj këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”, ka shkruar Ronela. ‘Kjo m*t performance’, Ronela Hajati në gjendje të
Shënim: Këngëtarja është penduar më vonë dhe e ka fshirë statusin. Burimi: Prive