Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar sot seancën plenare të radhës.
Sipas njoftimit të KLP, është marrë vendimi për caktimin e përkohshëm në detyrë të Drejtuesve të Prokurorive të Gjirokastrës, Shkodrës dhe Pukës.
“Mbledhja ka vijuar me miratimin unanim të projekt-akteve për tre (3) caktime të përkohshme në detyrën e Drejtuesve të zyrave të Prokurorive në gjykatat përkatëse si më poshtë;
Zoti Julian Çafka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër;
Zoti Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër;
Zoti Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë”, njofton KLP.