Dje u nda nga jeta agjenti Mino Raiola, pas problemeve me mushkërinë. Familja e agjentit të njohur po menduar për atë që mund të marrë në zotërim kompaninë e Raiolas, teksa hipotezat janë të shumta.

Sipas Tuttomercatoweb, një nga emrat më të përmendur është ai i Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi mund ta mbyllë me Milanin në fund të sezonit dhe të qenit në krye të agjensisë për suedezin, do ishte një kënaqësi më vete.

Një alternativë tjetër është kushëriri Vicenzo Raiola. Ky i fundit e di mjaft mrië sesi funksionojnë gjërat në kompani, pasi ka mbështetur minon për 15 vite me radhë.