Konferenca e Kryetarëve ka vendosur në mbledhjen e sotme për datën dhe orën e takimit të ardhshëm për sa i përket procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri. E Diela 15 Maj ora 17:00 është vendosur për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Në mbledhje u vendos gjithashtu që afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit nga kandidatët të jetë 15 maji ora 16:00, ndërsa një ditë më vonë në 16 maj në orën 10 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave.