Policia Rrugore e Vlorës, gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, ka arrestuar 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 40 leje drejtimi, nga të cilat: 38 për drejtim automjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 2 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur 1522 gjoba, nga të cilat rekordi mbahet për tejkalim shpejtësie:
– 741 masa për tejkalim shpejtësie;
– 75 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 37 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 12 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 66 masa për parakalime të gabuara;
– 215 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 3 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 373 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.