Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një konferencë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me kritikat e adresuara ndaj SPAK në Asamblenë e PS, tha se mendimin dhe qëndrimin e tij ndaj punëve të drejtësisë nuk ia heq dot askush.

Rama tha se ai vetë dhe PS vetëm kanë inkurajuar veprimet e SPAK, ndërsa kujtoi se arrestimet që janë bërë në oborrin e partisë në qeveri, nuk kanë ndodhur kurrë më parë në asnjë qeveri.

Rama përçoi edhe një mesazh, duke thënë se PS dhe ai nuk i kanë bërë dhe nuk do t’i bëjnë kurrë presion drejtësisë.

“Sa të jem unë, jo njëhere!”, tha ai.

“Të drejtën që ta ndajë me opinionin publik qëndrimin tim për punët e drejtësisë së re nuk ma heq dot askush.

Kujtoj këtu se i kam dhe i kemi mbështetur të gjitha vendimet dhe veprimet e SPAK, pa asnjë ekuivok apo koment tjetë4r veç inkurajimit të veprimtarisë hetimore, kujtoj se e kemi bërë të qartë që në fillim dhe e kemi treguar me qëndrimin tonë se për ne nuk ka të paprekshëm dhe cdo kush në radhët tona, që me drejtësinë ka llogari të hapur derën e kësaj partie e ka të mbyllur.

Kujtoj po ashtu, me shumë rëndësi kjo, se nëse sot ish ministra, ish deputetë, ish kryebashkiakë apo ish drejtorë të përgjithshëm të cilët një pjesë nuk kanë qenë ish kur janë ndaluar dhe tani janë prapa hekura, një pjesë e fajësisë së tyre pritet të provohet në gjykatë, një fakt shumë kokëfortë dhe historik është se askush nga ne, por po flas personalisht, nuk jam angazhuar në rrugën e kësaj reformë për të thënë një gjë dhe për të bërë një gjë tjetër, as për ta përdorur politikisht, as për të sulmuar politikanët kundërshtarë, sic nuk kishte ndodhur në 500 vjet as në këto 5 vite sdo kishte ndodhur, dhe gjithë kjo që ka ndodhur e tregon.

Siç nuk doli në 500 vjet nuk dilte as në 5 vite e funti që një prokuror të dënonte figura të larta politike në oborrin e partisë në pushtet, ndaj që të jemi shumë të qartë garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS dhe të bëjë drejtësi për këdo që e turpëron këtë parti jemi ne, liderishipi i kësaj partie, dhe askush tjetër, asnjë tjetër, dhe kjo është çështje zgjedhje dhe jo imponimi nga dikush, ShBA apo europa, as detyrimi nga ShBA apo europës, kjo është çështje zgjedhje që unë dhe ne e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë, të gjithë shqiptarëve, duke i hyrë detit në këmbë atëherë kur askush nuk e besonte se do t’ia dilnim ta kalonim reformën.

Dhe ja ku jemi sot! Ndaj ta kenë të qartë të gjithë shqiptarë e ndërkombëtarë, gazetarë, se kjo parti është i vetmi subjekt në këtë vend, i vetmi, që as nuk i ika bërë as nuk i bën dhe as nuk do ti bëjë sa të jem unë këtë jo njëherë, ndonjë presion drejtësisë”, tha Rama.