Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas. Në njoftimin e kryeministrisë bëhet e ditur, se Rama dhe ministri grek kanë diskutuar planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik.
“Me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas, diskutuam gjerësisht për planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook, i cili ka publikuar edhe pamje nga takimi.