Ky është rasti klasik kur pjesëtarë të së njëjtës familje janë politikisht përballë. Ndoshta jo shumë e dinë, por Lumturi Ratkoceri është vjehrra e Floriana Garos dhe nuse e vjehrrë, krahas marrëdhënies personale, në politikë duket se janë ‘kundërshtare’.

Ishim mësuar ta shikonim si imazh televiziv, ndaj të shumtë ishin ata që u befasuan kur Floriana u bë pjesë e politikës. Sot Garo mban postin e drejtoreshës së komunikimit të Komisionit të Rithemelimit dhe shfaqet në krah të Berishës në çdo dalje publike. Ndërkaq, vjehrra e saj e angazhuar me politikë i ka publike deklaratat kundër ish-Kryeministrit Berisha.

Ima

Ditët e fundit ajo bëri një reagim të ashpër në rrjetet sociale lidhur me peticionin për largimin e ambasadores Yuri Kim. Por duket se klima politike nuk ndikon në marrëdhënien me nusen e saj. E kontaktuar nga “Panorama Plus”, Ratkoceri u shpreh se në këtë pikë me nusen e saj ka rënë dakord për të mos rënë dakord.

“Reagimi im nuk ka fare lidhje me nusen time. Ajo është amerikane jo vetëm me pasaportë, po edhe me shpirt dhe me besim”, ka thënë ajo. Por duket se politika nuk është objekt bisede mes tyre, duke u përqendruar te lidhja e fortë që kanë të dyja.

“Nuk kemi objekt bisede për politikën. Madje, qeshim me titujt bombastike të gazetave. Opinionet tona të kundërta nuk influencojnë fare në marrëdhënien tonë. Ne respektojmë mendimin ndryshe të njëra-tjetrës dhe kjo është themeli ku bazohet marrëdhënia jonë, sigurisht së bashku me dashurinë dhe respektin për njëra-tjetrën. Kemi rënë dakord që në këtë pikë nuk jemi absolutisht dakord”, ka rrëfyer vjehrra e Florianës, duke zbuluar kështu për herë të parë ndikimin që kjo temë ka në familjen e saj.

Disa ditë më parë, ajo u tregua e ashpër ndaj peticionit të hapur në rrjetet sociale për largimin e ambasadores Kim.

“Kujtesë për ATA që e kanë iniciuar dhe ata që duan ta firmosin peticionin për largimin e ambasadores fuqiplotë të SHBA në Shqipëri, shkëlqesisë së saj, zonjës Yuri Kim, ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur qartë se qëndrimet e ambasadores nuk janë personale, por përfaqësojnë Uashingtonin zyrtar.1 – Shpëtimi i Shqipërisë nga copëtimi pas Luftës së Parë Botërore: Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara – arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën.

“Më 6 mars, Presidenti Wilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes”. “Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Woodroë Wilsonit kishte peshë të madhe”. Shqipëria shpëtoi nga copëtimi 2-1989-1990 ishte SHBA që e detyroi Ramiz Alinë të dorëzojë pushtetin pa gjakderdhje dhe t’i hapi rrugën pluralizmit. 3- 1998 ishte SHBA qw shpëtoi popullin shqiptar të Kosovës nga gjenocidi dhe i dhuroi pavarësinë plotësisht të merituar Kosovës martire 4 – Në ditët e sotme, në kulmin e rrezikut të përshkallëzimit të luftës edhe në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova ndihen tw sigurta se kanë mbrojtjen e SHBA!

Për të gjithë ata që para interesit të Atdheut, venë interesat e politikanëve tanë, që kanë 30 vjet, që na mbajnë nën zgjedhë. Fali, o Zot, se nuk dine çfarë bëjnë”, shkruante Ratkoceri në rrjetet sociale./PanoramaPlus