Trofeu i turneut “FIFA World Cup” është ekspozuar në Tiranë, ku ka qenë kryeministri Edi Rama i cili së bashkë me ish futbollistin e Brazilit Gilberto Silva, ka veçuar momentin e veçantë për të parë nga afër këtë kupë bote. Në fjalën e tij, Rama nuk i ka kursyer edhe lavdet për ish-kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana.
“Tani edhe doganat do duhet 5 që të zhdoganonin një Kupë botë. Hall që do donim që t’i kishim dhe në të ardhmen, Kupa do t qëndroj vetëm 5 orë, uroj që sa më shumë futboll dashës të kenë mundësi që ta vizitojnë sot këtë mjedis të hapur të kryeministrisë për të parë kupën, këtu është edhe Lorik Cana, unë nuk e di kush është kapiteni I kombëtares sot dhe kjo është përgjegjësi e Lorikut, se ato që vijnë pas janë si zv. Kapiten.Po merremi me kupat e të tjerëve, po mbase vjen dita që një kupë ta fitojmë dhe ne”, tha Rama.
Kupa e Botës do të ndalet në 51 vende dhe territore. Për herë të parë, turneu do të vizitojë të 32 vendet që u kualifikuan për “Kupën e Botës FIFA”, duke frymëzuar tifozët në mbarë botën.