Pasditen e të shtunës u vendos në sheshin “Skënderbej” në Tiranë një instalacion i kupës së konferencë ligë, në një version më te madh se trofeu.
Ky instalacion është një mundësi më shumë për një kartolinë nga Tirana, në prag të finales së 25 majit, mes Romës dhe Feynordit.
Tirana tashmë është zbukuruar me petkun e finales, kryesisht në zonën e qendrës dhe atë rreth stadiumit arena kombëtare.
Trofeu do qëndrojë në sheshin “Skënderbej” deri ditën e finales më 25 maj.
Ndërkohë trofeu i vërtetë ai që do të fitojë Roma ose Feynordi të mërkurën në mbrëmje, do të vijë në tiranë të martën, në datën 24 dhe do të prezantohet po në sheshin “Skënderbej” nga presidenti i federatës Armand Duka, ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana dhe një përfaqësues i UEFA-s.
Tirana është një ndër tre qytetet e europës që ka zgjedhur UEFA sivjet për të luajtur një finale të kupave të Europës.
Trofeu i konferencë League do kujtohet dhe pas shumë vitesh, se për herë të parë u dha në tiranë në maj të 2022