Kupa e Shqipërisë ka ardhur në fazën e saj të fundit, me finalen e madhe që do të vërë përballë Vllazninë dhe Laçin, të cilat do të ndeshen në stadiumin “Air Albania”.
Bastet janë hedhur në lojë menjëherë, për të nxjerrë një favorit nga kjo sfidë, por sipas kuotave të “bookmakers”-ave, shihet se fituesi në këtë sfidë pritet të mos jetë asnjë.
Barazimi është basti që kuotohet me koeficientin më të vogël, 2,85. Fitorja e Vllaznisë kotohet me koeficientin 3,16, ndërsa Laçi në diçka më pak në 2,91.