Në seancën e sotme ku u fol për projektin e Butrintit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi foli për disa nga kontributet që Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka dhënë në sektorin e arsimit në mënyrë të vazhdueshme dhe e qëndrueshme.
Projektet e përbashkëta të MAS dhe AADF, ministrja i konsideroi modele suksesi dhe falë edhe këtyre bashkëpunimeve dhe projekteve si Shkolla e Drejtorëve, Junior Achievement në Shqipëri, “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë” etj., janë shënuar arritje dhe cilësi në të gjitha drejtimet ku ndërveprohet tashmë prej vitesh.
Duke përmendur këto detaje si shembuj ndër vite, Znj. Kushi vlerësoi kontributin e partnerëve, për të kuptuar sa punë të mira janë bërë dhe që shërbejnë edhe si garanci për të ardhmen, veçanërisht sot për projektin e Butrintit.
Fjala e plotë e Ministres Kushi për projektin e Butrintit:
Unë nuk po ndalem në detaje tek projektligji për Butrintit, sepse kolegët e tjerë ishin shumë shterues në lidhje me perspektiven pozitive që ai hap për të ardhmen. Por dua ta trajtoj pak me gjerë çështjen, dhe me pas të ndalem tek arsimi.
E kam vënë re se si përfaqësues të opozitës në çdo rast kur ka një projekt të ri, një iniciativë të re, një investim të ri, ka gjithmonë prirjen ta paragjykojë në rastin më të mirë, dhe të hedhë baltë e sajesa e akuza në rastin më të keq. Kjo është një deja vu, e kemi parë me Parkun te Liqeni, me Pazarin, me rrugët e kudo ku ka investime të tjera.
Në çdo rast që kemi parë është vërtetuar se si ka përfunduar. Projektet janë realizuar. Qytetarët shijojnë frytet e projekteve. Ndërkohë është vërtetuar që ka qenë thjesht luftë politike. Jo vetëm opozita kundër maxhorancës, por edhe kundër institucioneve të paravura. Opozita kundër prokurorëve e gjykatësve, edhe kundër ambasadorëve.
Por që opozita të sulmojë edhe investimet e huaja, partnerterët ndërkombëtarë, mbështetjen dhe solidaritetin për vendin dhe qytetarët, kjo e tejkalon çdo lloj imagjinate. Ne u jemi shumë mirënjohës partnerëve në çdo rast, madje shpresojmë në mirëkuptimin e tyre që çdo herë kur hidhet baltë mbi ta, ta kuptojnë që nuk janë ata qëllimi, por është ajo loja e vjetër, e verbër, e dalë boje, ku interesi partiak apo personal vendoset mbi interesin për Shqipërinë.
Ne gjithsesi nuk dekurajohemi, përkundrazi, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me partnerët tanë, dhe nuk do të reshtim së shprehuri mirënjohjen ndaj tyre, në emrin tonë, në emër edhe të gjithë qytetarëve, të qytetarëve të djathtë që votojnë këtë opozitë që bën këtë politikë të verbër.
Më lejoni që të ndalem në disa modele që lidhen me fushën e arsimit, ku mbështetja e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka qenë e vazhdueshme, e qëndrueshme, ndoshta më shumë se në çdo sektor tjetër ka patur projekte me impakt në rritjen e cilësisë së arsimit. Projektet tona janë vërtetë modele suksesi. Unë do të përmend edhe modele që tashmë janë të konsoliduara prej vitesh, por edhe modele të reja që vetëm para pak ditësh i kemi miratura.
1) Shkolla e Drejtorëve
Që prej vitit 2019, “Shkolla e Drejtorëve”, me mbështetjen e AADF synon të zhvillojë kapacitetet drejtuese dhe menaxheriale të drejtorëve dhe nëndrejtorëve të shkollave tona , me modulet më të mira teorike e praktike të huazuar anga modelet më të mira të shkollave të lidershipit që janë sot në botë, dhe me ekspertë të kualifikuar që zhvillojnë këtë program të trajnimit të detyrueshëm për drejtuesit e institucioneve tona arsimore. Pikërisht prej rëndësisë që ka ky program, ne e kemi përfshirë edhe në ligjin për arsimin parauniversitar.
Deri tani e kanë përfunduar këtë program 3 breza pjesëmarrësish, ku janë certifikuar 334 pjesëmarrës dhe ka filluar brezi i katërt me 300 pjesëmarrës nga të gjitha ZVA e vendit.
2) Junior Achievement në Shqipëri
Misioni i këtij programi është t’i pajisë nxënësit me aftësi për ekonominë dhe sipërmarrjen. Është një program shkollor, modulet e të cilës janë pjesë e kurrikulës bërthamë në lëndën e Qytetarisë dhe lëndën e Ekonomisë. Edhe ky një rast suksesi, madje JAA është nderuar edhe me çmime ndërkombëtare për kontributin qe jep për aftësimin e nxënësve.
3) Këshilli i Ministrave dhe AADF nënshkruan para pak ditësh një marrëveshje e cila ka si qëllim pilotimin e futjen e lëndës së TIK dhe kodimit në kurrikulat e shkollave publike duke filluar nga klasa e I – III. Fillimisht projekti do të pilotohet me 100 shkolla, e më pas vit pas viti do të shtrihet në të gjitha klasat në rang kombëtar.
4) “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë”
Së fundmi një marrëveshje të re me AADF, e cila synon rritjen e aftësive që lidhen me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale tek nxënësit shqiptarë, të moshës 13-19 vjeç. Do të fillojë në vitin shkollor 2022-2023 në 5 shkolla të mesme, ku nxënësit do të mund të zhvillojnë orët e planifikuara për Inteligjencën Artificiale në laboratorët përkatëse, me mësues të trajnuar, pas orarit mësimor si veprimtari jashtëshkollore. Në varësi të suksesit do synohet shtrirja në të gjithë shkollat e mesme.
5) Projekti READ, që do të thotë Ekspertizë Shkencore nga Diaspora Akademike.
Që në dhjetor të vitit të kaluar AADF nënshkroi një marrëveshje me 3 universitete të mëdha publike në vend, Universiteti i Tiranës, Universiteti Politektin i Tiranës dhe Universiteti i Mejkësisë. Por tani u zgjerua me të gjitha universitetet. Me mbështetjen e AADF, diaspora akademike shqiptare do të japin kontribut për universitetet tona, për rritjen e cilësisë se kërkimit shkencor, avancimin e ndërkombëtarizimit, e duke shërbyer si ura bashkëpunimi ne te gjitha aspektet e jetës universitare.
I përmenda këto detaje si shembuj ndër vite, pikërisht për të vlerësuar kontributin e partnereve tanë, per te kuptuar sa pune te mira kemi bere se bashku, por qe shërbejnë edhe si garanci per te ardhmen, e veçanërisht sot për projektin e Butrintit.
Nisur nga njëra ane nga suksesi i të gjitha marrëveshjeve te mësipërme me AADF, e nga ana tjetër sidomos nga procesi i plote neper te cilin ka kaluar projektligji i ri, une jam besimplotë se edhe Butrinti do te jetë një tjetër histori suksesi.
Si ne çdo rast tjetër duhet vetëm pak durim. Koha e tregoi qe edhe pse luftuan kundër parkut tek liqeni, sot shëtisin me fëmijët apo prindërit e tyre, bëjnë vrap apo xhiro me biçikletë.
Nuk e di skuqen apo jo kur kujtojnë ngjarjet e asaj kohe, por kjo pak rëndësi ka. Rëndësi ka qe te gjithë se bashku te shijojmë frytet e punës dhe te vazhdojmë pa u ndalur me projekte te reja, sepse ka akoma shume pune për te bere.