Një lajm i trishtë ka ardhur nga Anglia, ku ish-portieri i Rejnxhërs dhe Mançester Junajtid, Andi Goram, i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj për të jetuar.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë legjenda e Rejnxhërs, i cili në një intervistë tregoi të gjitha gjërat që ka kaluar dhe se çfarë i thanë doktorët.
Ai u diagnostikua me kancer të ezofagut të nivelit të katërt, me sëmundjen që është përhapur në mëlçi, në mushkërinë e djathtë, në tre rruaza dhe në brinjë.
“Fjala ‘i paoperueshëm’ më goditi fort. E dija që isha në një luftë me jetën. Doktorët më thanë ‘Shijo jetën dhe jeto sa më normal të jetë e mundur’. Dhimbja ime është e menaxhueshme. Unë akoma mund të dal dhe të takoj shokët e mi. Akoma mund të jem vetvetja. Unë do të jem këtu sa më gjatë të jetë e mundur. Ndryshimi i vetëm është se bomba me sahat është gati të plas”, ishin fjalët e Goram.
Sipas tij, doktorët i thanë se ai kishte vetëm gjashtë muaj jetë, por që me trajtimet e duhura kjo mund të zgjatej dhe me 12 javë, por Goram nuk e kishte pranuar këtë trajtim.