Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali ka reaguar lidhur me sëmundjen e lisë së majmunit.
Nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa ka deklaruar se 40 % e personave që janë vaksinuar kundër lisë tashmë kanë rreth 85 % mbrojtje.
“Tashmë kemi 5 milionë doza në dispozicion dhe për këtë arsye jemi të përgatitur”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se më herët autoritetet britanike ngritën alarmin rreth lisë së majmunit, pas konfirmimit të rasteve në vend.
Mjekët theksuan se nëse rastet do të shtohet atëherë spitalet mund të përballen me mungesë shtretërish dhe se për këtë arsye duhet të kishte një reagim të menjëhershëm.