Deri më sot personazhi i cili kryesonte në listën e njërëzve më të paguar të Instagramit ishte aktori Dëaynë Johnson ose ndryshe i njohur me emrin e tij të artit ‘The Rock’.

Mirëpo mesa duket aktori ka rënë nga froni i tij dhe vëndin ia ka marrë futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo.

“Lista e të pasurve në Instagram” përmban emrat më të mëdhenj në Hollywood, dhe lista e vitit të kaluar shfaqi Dëayne Johnson në vendin e parë, i ndjekur nga Kylie Jenner në vendin e dytë.

Këtë vit, Dwayne është në vendin e dytë dhe Kylie është rikthyer në vendin e katërt.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Në listën e mëposhtmë janë të renditur personazhet e njohur nga vendi i pari i cili kryeson Ronaldo dhe në vendin e pestë këngëtarja Selena Gomez.

1.Cristiano Ronaldo

Ndjekësit: 442 milionë

Çmimi për një postim: 1,604,000 dollarë

2. The Rock
Ndjekësit: 315 milionë

Çmimi për një postim: 1,523,000 dollarë

3. Ariana Grande
Ndjekësit: 319 milionë

Çmimi për një postim: 1,510,000 dollarë

4. Kylie Jenner
Ndjekësit: 338 milionë

Çmimi për një postim: 1,494,000 dollarë

5. Selena Gomez
Ndjekësit: 319 milionë

Çmimi për një postim: 1,468,000 dollarë.