Gazetarja Anila Hoxha është pyetur nga moderatorja Grida Duma në “Top Story” nëse janë të vërteta apo lajmet që qarkullojnë se këtë javë pritet arrestimi i një politikani të rëndësishëm.

Gazetarja tha se SPAK është hermetik në dhënien e informacionit.

“Së shpejti pritet një arrestim i rëndësishëm? Për këtë bëhet fjalë”, pyeti Grida Duma.

“Parimisht fjalët që qarkullojnë pranë Gjykatës së Posaçme janë të tilla, por janë ende të paverifikuar. Një politikan i lartë ose të shtunën ose të dielën, nëse nuk konfirmohet ngelet thashethem.

Thashethemi ishte se SPAK kishte kërkuar urdhër arrest, por masa e sigurisë ishte kthyer, kjo ishte e pabazuar.

Reagimin më të fundit nga SPAK për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën nëse ka masë sigurisë dhe përgjigjja zyrtare e SPAK është “nuk kemi asnjë përgjigje apo koment për t’ju komunikuar”, tha Anila Hoxha.