Thomas Tuchel ishte dakord me fjalët e Pep Guardiolas për dashurinë e gjithë Anglisë për Liverpoolin.

Trajneri i Man City, duke folur për luftën për titull, tha: “I gjithë vendi është për Liverpool-in. Ai sigurisht ka një histori të mahnitshme në garat evropiane, por vetëm 1 fitore në Premier League në 30 vjet.

Tuchel ka reaguar ndaj kësaj komenti përpara finales së Kupës FA kundër Liverpool.

“Ju keni ndjenjën se i gjithë vendi e do Liverpoolin, kështu që nëse Chelsea janë djemtë e këqij [në finalen e Kupës FA], atëherë nuk ka problem.

Ne e pranojmë këtë rol. Nuk kemi nevojë për simpatinë e gjithë vendit, na duhet kupa”, tha trajneri i Chelsea.

Liverpool do të luajë sot në Wembley me Chelsean.