Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se në aksin Kardhiq-Delvinë po punohet me vendosjen e sinjalistikës nga loti 2 deri në Lotin 6 për ta bërë këtë aks të aksesueshëm për sezonin veror me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.

Sipas ARRSH-së, ka përfunduar vendosja e sinjalistikës vertikale, horizontale, tabelave treguese dhe informuese në masën 90%, si dhe vazhdon vendosja e guardreilit.

Me një gjatësi prej 33 km, rruga Kardhiq-Delvinë përbëhet nga 8 lote. Në Lotet 1, 2, 3 dhe 5 kanë përfunduar, ndërsa në Lotet 4 dhe 6 po vijojnë punimet.

Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.