Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca do të rrisë praninë në detin Baltik dhe pranë kufijve të Suedisë nëse kjo e fundit aplikon për t’u bashkuar me aleancën.
“ Në momentin që Suedia vendos të aplikojë në NATO, pra të anëtarësohet, NATO ka detyrim që të garantojë sigurinë e Suedisë”, ka thënë më tej Stoltenberg.
Kujtojmë se Moska ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën se do të ketë pasoja serioze në rast se do të ketë një vendim për t’ju bashkuar aleancës.