Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zgjatur ligjin ushtarak të vendit për tre muaj, deri më 22 gusht.

Fillimisht Zelensky nënshkroi dekretin së bashku me një thirrje të përgjithshme mobilizimi ushtarak më 24 shkurt kur forcat ruse pushtuan Ukrainën.

Parlamenti i Ukrainës votoi me një shumicë absolute për zgjatjen e tretë të dekretit ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj duke synuar rajonin lindor të Donbasit, raporton AFP.