Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron patën një bisedë telefonike 80-minutëshe me Vladimir Putin të shtunën, raporton Euronews.

Ata i kërkuan presidentit rus lirimin e rreth 2.500 luftëtarëve ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut Azovstal, duke i dhënë fund rrethimit të qytetit port jugor të Mariupolit.

Scholz dhe Macron bënë thirrje për negociatat serioze të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Gjatë bisedës me presidentin rus, të dy udhëheqësit kërkuan një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse, thuhet në një deklaratë nga kancelaria gjermane.

Macron dhe Scholz i bënë thirrje presidentit rus të zhvillojë negociata serioze me presidentin ukrainas dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin.