Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me ministrinë e Drejtësisë, Ulsi Manja si përfaqësues i Këshillit të Ministrave lidhur me kompetencat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm.

Në fjalën e tij, ministri Manja u shpreh se reforma që kemi ndërmarrë në sistemin e drejtësisë ka patur si objektiv kryesor krijimin e një sistemi drejtësisë të aftë për garantimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë, ndershmërisë dhe efektivitetit të respektoj parimet e procedimit të drejtë, të barabartë e të rregull ligjor, duke mbrojtur të drejta dhe integritetin dhe të drejta e ligjshme të njeriut. Gjithashtu të kontribuojë në administrimin e drejtësisë penale, të zgjidh mosmarrëveshjet në mënyrë efektive dhe të drejtë dhe të implementojë legjislacionin e BE-së si dhe të pasqyrojë standardet e Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë.

Ai shtoi se, rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave për Prokurorin e Përgjithshëm dhe SPAK për vitin 2021 kanë qenë të fokusuar në këto drejtime kryesore. E para garantimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorit, e dyta lufta korrupsionit dhe e treta lufta kundër krimit të organizuar. E katërta të drejta e njeriu në procesin penal dhe e pesta, bashkëpunimi ndër institucional.

Lidhur me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorit, krijimi i një organi të pavarur dhe të paanshëm Manja tha se, është një nga parimet kryesore të një sistemi drejtësie dhe një parim thelbësor i procesit penal.

“Struktura, mekanizmat, rregullat procedurale në organizimin dhe funksionimin e prokurorisë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorit. Për post kuadrit rregullator në fuqi në vlerësimin e ministrisë së Drejtësisë lidhur me zbatimin e rekomandimeve të dhënave në këtë drejtim, rezulton: Se Prokurori i Përgjithshëm ka nxjerrë dy udhëzime me karakter të përgjithshëm, tre urdhra dhe tre marrëveshje bashkëpunimi”, tha ai.

Lidhur me luftën kundër korrupsioni, Manja tha se lufta ndaj këtij fenomeni është një nga sfidat kryesore për garantimin e pavarësisë së institucioneve dhe organeve publike në zhvillimin ekonomik dhe shoqërorë të Shqipëri.

“Në vlerësim të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me zbatimin e rekomandimeve të dhëna për vitin 2021 në këtë drejtim rezulton se: Prokuroria e Përgjithshme ka trajtuar 1792 çështje penale për veprat penale në fushën e korrupsioni me një numër total prej 321 personash nën hetim dhe janë marrë të pandehur 169 persona. Rastet që dërgohen për gjykim mbeten të ulëta krahasuar me numrin total prej 556 çështjesh të regjistruara”, tha ai.

Duke iu referuar hetimeve proaktive apo filluara kryesisht në fushën e korrupsionit, Manja u shpreh se numri i përgjithshëm i veprave penale të referuara është 41541, nga të cilat 125 janë vepra penale të filluara kryesish nga prokurori ose 0,3% në numrin e përgjithshëm të veprave penale të filluara.

“Konstatohet se vijon të mbetet i ulët roli proaktiv i prokurorit në lidhje me veprat penale kundër korrupsioni. Rezulton një rritje e numrit të çështjeve penale në fushën e pastrimit të parave të regjistruar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 5.2% më tepër, krahasuar me vitin 2020”, tha ai.

Duke folur për SPAK, Manja u shpreh se nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se, janë hetuar gjithsej 715 procedime penale, nga të cilat 353 procedime penale janë mbartur nga viti 2020 ndërsa 363 procedime penale janë regjistruar rishtazi nga SPAK si hetime penale të reja.

“SPAK, ka regjistruar 339 procedime penale në fushën e korrupsioni ose 50.2% e veprave penale të regjistruara flasin për grupin e veprave penale në fushën e korrupsionit, shifër që shënon rritje me vitin e kaluar me 101 procedime më tepër. Nenin më të lartë e ka neni 258 i Kodit Penal shkelja e barazisë në tendera me 90 procedime penale të regjistruara dhe neni 259 i Kodit Penal funksioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike me 83 procedime penale të regjistruar, ku regjistron një ulje prej 15 hetimesh më pak”, tha ai.

Manja shtoi se, vijon të mbetet i ulët roli i Prokurorisë përsa i përket çështjeve të filluara kryesisht dhe hetimeve proaktive, ku rezulton se janë regjistrua 18 procedime penale kryesish nga SPAK.

Lidhur me zbatimin e ligjit antimafia, Manja tha se nga SPAK për periudhe janar 2020 deri me 31 dhjeto 2021 janë hetuar 316 hetime pasurore ose 3 më tepër se viti 2020, nga të cilat 245 hetime janë mbartur nga viti 2020 dhe vetëm 71 hetime janë regjistruar për vitin 2021.

Lidhur me krimin e organizuar, Manja u shpreh, se krimi i organizuar ka qenë një shqetësim i viteve të fundit jo vetëm për shteti shqiptar por dhe më gjerë, ndaj lufta kundër krimit të organizuar përveç se është një detyrim i brendshëm është dhe një detyrim ndaj organizmave ndërkombëtare që Shqipëria është pjesë.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe ndëshkimi i ashpër penal ndaj grupeve dhe organizatave kriminale duke goditur çdo aset ekonomik të paligjshëm të tyre është një prioritet absolut i qeverisë dhe ka qenë një nga rekomandime e qeverisë. Në vlerësimin e Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me këto të dhënave rezultojnë se, Prokuroritë e juridiksionit të Përgjithshëm kanë transferua në 93 procedime penale në SPAK ose me një rritje 45.3% të procedime të transferuara në krahasim me një vit më parë. Lidhur me veprat penale në fushën narkotike në vitin 2021 janë hetuar 3490 çështje penale ose 488 çështje penale më tepër se një vit më parë”, tha ai.