Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ka bërë me dije se në degët e PS do të ketë një bashkëdrejtim me balancë gjinore.

“Kudo që ka gara nxjerr në pah kandidatë që janë për t’u vlerësua dhe të cilëve duhet t’u jepet mundësia, atëherë do të ecim me bashkëdrejtimin e partisë dhe me balancë gjinore.

Ne duhet të shkojmë pa humbur kohë në bashkëdrejitmin e partisë në nivelin bashkiak dhe më pas me të parë e me të bërë sipas rezultateve dhe sipas analizave do të pasojmë.

Përtej procesit me rëndësi është të mbahet parasysh se kjo nuk është një zgjedhje e radhës, por me rëndësi strategjike për të ardhmen e PS. Jo vetëm për zgjedhjet vendore, për të cilat ne e kemi nisur punën dhe të cilave do t’i kushtojmë vëmendjen e të gjithë pjesës së dytë të këtij viti dhe pjesës së parë të viti në vijim. Është me rëndësi për vitet që vijnë, për të gjithë këtë dekadë.

Ne duam t’i japim PS një profil të ri politik që na mungon. Një profil që na siguron që partia ka zë në territor dhe që kryetar e bashkisë, nuk janë hije”, tha Rama.