Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do të japë një kontratë prej 17.8 milionë dollarësh për industrinë e prodhimit të dronëve ‘Switchblade’, të cilët do t’i dërgojnë në Ukrainë.

“17.8 milionë dollarë për sistemet ajrore pa pilot ‘Switchblade’ ky është një çmim që do të shihet këtë pasdite”, tha gjatë konferencës nënsekretari i Mbrojtjes për Përvetësimin dhe Mbështetjen Dr. William A. LaPlante.

Dronët do të blihen nga industria dhe do t’i dorëzohen Ukrainës në kuadrin e financimit të Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, të miratuar në fondet shtesë të ndihmës për Ukrainën, i cili u miratua së bashku me një projekt-ligj të shpenzimeve masive në Kongresin e SHBA në mes të marsit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar ndihma financiare për Ukrainën të cilat përfshijnë sistem të avancuar të armëve me precision, pajisje komunikimi, pajisje dhe furnizime mjekësore luftarake, ushqime gati për të ngrënë edhe dylbi.

LaPlante tha se Departamenti i Mbrojtjes po përdor 1.45 miliardë dollarë financime të miratuara nga Kongresi i SHBA-së për ndihmën shtesë e nënshkruar në ligj në mes të marsit për të zëvendësuar rezervat amerikane të raketave Javelin dhe Stinger, së bashku me komponentët kryesorë për ato raketa.

“Ne jemi duke negociuar aktivisht tani. Ushtria është për Stingers dhe komponentët e lidhur dhe kjo është në vazhdim. Prisni që ta merrni atë deri në fund të majit. Për Javelins çmimi është i afërt, kështu që gjithçka po ndodh tani”, u shpreh LaPlante, sipas CNN.