Takim me historinë, për Jose Mourinho, por mbi të gjitha për Romën. Tekniku portugez ka fituar pafund në karrierën e tij brilante, por një finale luhet gjithnjë për të fituar, pavarësisht peshës. Me trofe në xhep si Champions dhe Europa League, Mou kërkon të mbetet special, kërkon dhe trofeun e Conference League, për të hapur një kapitull të ri, do të shndërrohej në trajnerin e parë dhe të vetëm që i fiton të gjithë trofetë e UEFA-s.

Kjo është hera e tretë për Romën në një finale të madhe evropiane, pas humbjes kundër Liverpool në Kupën e Kampionëve në 83-84 dhe pas Kupës UEFA-s të humbur kundër Inter në 1990-91. Roma vjen në këtë finale pasi siguroi një biletë në Europa League nga Serie A, e mbyllën në vendin e 6-ët ndërsa Feyenoord e mbylli Eredivise në vendin e tretë.

Feyenoord vjen në këtë finale pas 12 ndeshje pa asnjë humbje në Conference League, 8 fitore dhe 4 barazime. Në 10 sfida e fundit, përjashto atë të fundit kundër Marseillie, Feyenoord ka shënuar të paktën 2 gola për ndeshje.

Në 12 ndeshje në Confernece League, Roma ka fituar 7 barazuar 3 dhe humbur dy, të dyja kundër Bodo/Glimit. Në 5 nga 12 ndeshje, Roma e ka mbajtur portën të pa prekur.

Kjo është hera e tretë që Roma dhe Feyenoord përballen ndërmjet tyre në Evropë, për herë të fundit u përplasën në 1/8 e Europa League me verdhekuqtë që siguruan një biletë për më tej, barazuan 1-1 në shtëpi dhe fituan 2-1 në transfertë.