“Nisma e Ballkanit të Hapur mund t’i mundësojë Perëndimit të shfrytëzojë avantazhin e tij më të madh ndaj Rusisë në Ballkanin Perëndimor: ndikimin ekonomik”.
Kështu shkruan gazeta amerikane The Hill në një analizë për pozitën e Ballkanit Perëndimor përpara konfliktit të ri që ka lindur mes Lindjes (Rusisë) dhe Perëndimit.
“Nisma e sapokrijuar e Ballkanit të Hapur përfaqëson mundësinë më të mirë të Perëndimit për të ndërtuar dhe shfrytëzuar në mënyrë efektive mekanizmat ekonomikë në rajon. I krijuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia në vitin 2021, projekti synon të promovojë lidhjet midis tre vendeve duke krijuar përfundimisht një treg të vetëm për mallra, shërbime dhe kapital. Lidhjet ekonomike të Evropës me rajonin i kalojnë ato të Rusisë, të cilat janë të përqendruara kryesisht në sektorin e energjisë”, shkruan the Hill.
Gazeta Amerikane vlerëson se “duke nxitur investimet perëndimore në rajon, duke përdorur nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për nxitjen e aktorëve rajonalë për të përqafuar luftën kundër korrupsionit, kundër pastrimit të parave dhe masave të tjera të sundimit të ligjit, Uashingtoni dhe aleatët e tij mund të punojnë për të kufizuar ndikimin e Rusisë”.
“The Hill” shton se nisma si Open Balkan kërkojnë institucione të forta që mund të gjurmojnë dhe pengojnë skemat e paligjshme financiare që përfshijnë Rusinë ose aktorë të tjerë keqdashës. https://thehill.com/opinion/international/3488369-biden-administration-cant-overlook-the-balkans-when-sanctioning-russia/
Biden administration can’t overlook the Balkans when sanctioning Russia