Një vit më parë më 19 maj në mesditë Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën nga ana e tyre ndëshkimin e munguar ndaj Sali Berishës dhe familjarëve të tij, duke i shpallur ata “person a non grata” nën motivacionin për minim të demokracisë , si shatanzhues të sistemit të drejtësisë dhe të përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht duke shfrytëzuar pushtetin politik.
Vendimi kompensoi drejtësinë e munguar të Shqipërisë, e cila për 30 vite është dhe ende vazhdon të jetë pjesërisht nën kthetrat e pushtetit të një njeriu të vetëm dhe rrethit të afërt të tij familjar, duke kthyer pandëshkueshmërinë e politikanëve në monument turpi për Shqipërinë.
Ky vendim shënoi dhe nisjen e betejës së hapur të Sali Berishës dhe familjarëve të tij për krijimin e një fronti antiamerikan në Shqipëri, i cili për gjatë një viti ka bashkuar brenda vetes, një larmi personazhesh të cilët i bashkon frika nga drejtësia, pasiguria në të ardhmen për pushtetin e tyre mbi drejtësinë dhe shpresa tek faktorët antiamerikan në rajon dhe më gjerë.
Beteja u përpoq të maskohej fillimisht pas luftës personale kundër Lulzim Bashës por me kalimin e kohës ajo u bë një betejë e hapur antiamerikane e cila sot ka bilancin e saj. Kërkesa e tij nisur me postë ndaj një Gjykate në Francë kundër Sekretarit Blinken nuk mori kurrë një përgjigje a mbërriti në duar të gjykatësit a jo, përveç konfirmimit të Postës Shqiptare që letra ka mbërritur në adresë.
Për herë të parë Shqipëria ka një forcë politike antiamerikane, e cila po përpiqet të legjitimohet si Partia Demokratike. Emri dhe vula e saj nuk ka shumë rëndësi, pasi identiteti rela i saj është antiamerikanizmi dhe ai është i stampuar në ballin e udhëheqësit të saj kryesor Sali Berisha dhe partnerit të saj Ilir Meta.
Kjo forcë nuk është aq e parëndësishme sa të mos turpëroj Shqipërinë dhe orientimin e saj strategjik pro SHBA. Ata janë zyrtarisht politikanët e parë shqiptarë në histori që tashmë kanë një ideologji antiamerikane në themel të organizimit të politikës së tyre dhe një motiv urrejtje ndaj perëndimit në betejën e tyre.
Beteja e tyre për tu faktorizuar politikisht përmes kësaj ideologjie antiperëndimore, është sfidë e demokracisë dhe shoqërisë shqiptare.
Nga ana tjetër lajm i mirë është kjo forcë politike ndryshe nga çdo forcë e re në skenë , që sa vjen e rritet është një forcë që sa vjen e dobësohet. Sa më shumë ajo ekspozohet si forcë antiamerikane ajo bëhet më e vogël, si një top dëbore që ekspozohet ndaj diellit.
Sa më shumë që mbështetësit e Berishës kuptojnë se beteja e tij nuk ishte me Lulzim Bashën por me SHBA, aq më pak kanë dëshirë dhe vullnet të shkojnë pas tij.
Një vit më pas Sali Berisha ka humbur shumicën dërmuese të Grupit parlamentar. 35 deputet refuzojnë të shkojnë në aventurën antiamerikane pas tij. AI është ndeshur me një izolim të egër ndërkombëtar, dhe me një mungesë të qartë perspektive politike në vend.
Përpjekjet e tij për të rrëmbyer një cop të Partisë Demokratike që ta ketë si garanci politike në betejën e tij kundër SHBA, buron nga mentaliteti i tij se politika në Shqipëri është garanci për to mos u prekur nga drejtësia. Dhe ky është i vetmi motiv për të cilin ai jeton tani.
Në këtë betejë Sali Berisha po përpiqet ta interpretoj rikthimin e tij në politikë aktive dhe rrëmbimin e kësaj pjese të Partisë Demokratike, si një triumf antiamerikan dhe mbështetësit e tij po “qortojnë” gjithandej SHBA, se e ka vet fajin që e “ringjalli” Sali Berishën.
Në fakt vendimi i një viti më parë të Sekretarit Blinken jo vetëm që e ka varrosur përjetësisht Sali Berishën si politikanë i korruptuar familjarisht dhe minues i demokracisë, por ka shkatërruar reputacionin e tij fals mbi një pjesë të madhe të demokratëve shqiptare.
Vjet më 19 Maj para se Sali Berisha të dizajnohej si minues i demokracisë dhe i përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht, ishte shumë herë më popullorë se sa sot brenda PD dhe më tej.
Sot ai shikohet si problem i PD dhe si turp i Shqipërisë. Ky është një bilanc që kjo shoqëri kurrë nuk do ta kishte arritur pa vendimin dramatik të SHBA kundër tij, bazuar në mijëra fakte gjatë këtyre tridhjetë viteve që gjenden në dosjet e shtetit amerikan.
Vendimi i SHBA jo vetëm që ka shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme imazhin fals të Sali Berishës por ka ndërgjegjësuara shumë mbështetës të tij, të distancohen prej tij.
Sot kemi politikan kurajoz brenda Partisë Demokratike i që i tregojnë Sali Berishës se i biri i tij ka vrarë 26 vet në Gërdec apo se ka probleme me drejtësinë për 21 janarin, ndërkohë që vetëm disa vite më parë, ky ishte një fjalor vetëm i kritikëve të ashpër të Sali Berishës.
Sot kemi shumicën e deputetëve të Partisë Demokratike që refuzojnë Sali Berishën dhe të tjerë që nuk intimidohen më nga dhuna e tij fizike dhe verbale, ndërkohë që disa vite më parë, ai ishte një idhull i paprekshëm i tyre, dhe ata ngjanin të gjithë si Flamur Noka.
Sot kemi parë që Sali Berisha ka mbledhur rreth vetes gjithë fisin e tij biologjik, krahinor dhe besnikët e tij për të pasur një parti që të mbrohet, ndërsa një vit më parë, ai shpresonte se politika do mbronte familjen e tij biologjike, fisin dhe lukuninë e tij tribale në politikën shqiptare.
Për të gjithë ata që thonë se Sali Berisha është “ringjallur” nga ndëshkimi i SHBA, mund të themi pa frikë se Sali Berishës vetëm i janë ringjallur ndjenjat e hakmarrjes, primitivizmit politik dhe instinktet e tij antiperëndimore.
Ato po, i kanë dal në sipërfaqe të trungut të tij të kalbur politik, si kërpudhat që ushqehen më një lis të shtrirë përtokë.
Vet Sali Berisha tani është i dobishëm vetëm për të prodhuar pleh, por jo më politikë. Dhe sado i ushqyeshëm të jetë plehu i tij për të ushqyer antiamerikanizmin në Shqipëri, ai është aq pak sa nuk bën dot më një pemë, por vlen si ushqim për kërpudhat që kanë tredhjet vjet që jetojnë mbi shpinën e tij. Përfshi dhe familjen e tij.