Një tjetër aksident i rëndë në mes të Tiranës. Sadik Përpunja ka shtypur një këmbësore të vijat e bardha në bulevardin në mes të Tirnës në bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh është prangosur nga policia. Nga verifikimet rezulton se Përpunja është 70-vjeç.
“Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës, ka organizuar punën me grupe të dedikuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit agresivë të Kodit Rrugor, të cilët janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës. Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha. Vihet në pranga një shtetas që aksidentoi një këmbësore, në vijat e bardha.
Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një automjet me drejtues të paidentifikuar kishte aksidentuar shtetasen E. M., 20 vjeçe, në vijat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali”, dhe më pas ishte larguar, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi S. P., banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, ka njoftuar policia.