Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar si perfekte marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se me të gjithë ndërkombëtarët, pasi e përshkruan veten si politikanin më korrekt në Shqipëri.

“Raportin tim nuk e kam me ndërkombëtaret, por vetëm me shqiptarët. Dhe këtë raport me shqiptarët do ta kem në mënyrë të hekurt në të ardhmen. Nuk jam ankuar asnjëherë se dikush kërkon të sabotojë raportin tim me ndërkombëtarët. Problemi është se ata përmes manipulimeve janë përpjekur të sabotojnë reputacionin e ndërkombëtarëve, nuk ka politikan korrekt në Shqipëri se sa Ilir Meta.Kemi një raport me SHBA, sidomos me kushtetutën e SHBA, mund të siguroj çdo qytetar të Shqipërisë dhe SHBA marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA janë perfekte. Se si kanë vendosur se si kanë gjykuar çështje e tyre. Ilir meta 140 vota do ishte e pamundur t’i bënte edhe SHBA. Nuk kam asnjë ankesë veçse nga Taulant Balla, për sjellje të papërshtatshme. Unë kam gjithmonë letra që më vijnë për njëanshmërinë e Taulant Ballës, ne vijojmë prapë të punojmë. Bashkëpunimi im është i hapur brenda disa parimesh të shenjt”, tha Meta.

I ftuar në “Top Stoy”, Meta ka paralajmëruar “betejën” kryesore që do të zhvillojë pasi të largohet nga presidenca, një premtim solemn e cilësoi presidenti.

“Jap një premtim solemn para të gjithë shqiptarëve, si ish-student i dhjetorit ’90, për të gjithë ata që donin të asgjësonin pluralizmin, se më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës dhe llogarinës në çdo nivel. Nis një luftë e pakompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Meta.

Mes shumë akuzave dhe kritikave të mbërritura nga qeveria mbi rolin e tij në presidencë, Meta thotë se ai nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka shpëtuar paqen sociale dhe pluralizmin politik në vend

“Kam bërë çdo përpjekje për të shpëtuar paqen sociale dhe pluralizmin politik në vend. Periudha e Presidencës ka 3 faza, Presidenca ishte normale, deri në momentin që opozita dogji mandatet. Opozita në mënyrë të qëllimshme, ndërmori hapat e saj, duke mos hyrë në zgjedhje. Ilir Meta i 2019, kur ata lanë mandatet në parlament ishte i vetëm, dhe i tradhtuar nga të gjithë. Tradhtia e tyre nuk ishte ndaj Ilir Metës, por ndaj Presidentit dhe ndaj Republikës. Presidenti në këto situata, u detyrua të kërkojw dhe ndihmën e popullit”, tha Meta.