Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili ndodhet sot në Tiranë, ka zbuluar në konferencë për shtyp se nga lindi ideja e Presidentit Francez Emanuel Macron për një komunitet politik të Europës.
Sipas Michel, muaj më parë, në Suedi, ishte Edi Rama ai që ia parashtroi këtë ide Presidentit të Këshillit Europian Michel, Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron.
Kështu, duket se Presidenti Francez ka pritur rizgjedhjen e tij dhe më pas ka prezantuar këtë vizion, bazuar në diskutimet me Edi Ramën.
Ideja e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e “komunitetit politik evropian” me shtetet jo anëtare të BE, ka nxitur kureshtje në selinë e bllokut në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e shteteve anëtare.