Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vettingu.
‘Nuk ka asnjë informacion sot se çfarë është bërë me këto 19 kallëzime. Në 197 prokurorë dhe gjyqtarë të larguar dhe nga 50 të dorëhequrit, të hetohen. 10 gjyqtarët dhe prokurorët që kryesojnë listën dhe askush nuk më thotë mua se nga e kanë vënë gjithë këtë pasuri. 857 mln lekë të vjetra mungesë burimesh financiare. 714 mijë euro kur në jetën e vet ka bërë vetëm punën e prokurorit. Ta hetojë drejtësia e re. Për këtë e ngritëm drejtësinë e re. 800 mln lekë të vjetra, subjekti i dytë. Ka ngel edhe tek pastërtia e figurës. Pse nuk duhet të fillojë hetimi? Dhe e mbyll i vjetri me 150 mln lekë të vjetra. Por që të gjithë kanë probleme me pasurinë. Janë kthyer në latifondistë kur në jetën e vet kanë bërë vetëm prokurorin dhe gjyqtarin. Drejtësia jonë e re ka dënuar për një avlli, ndërsa një prokuror që ka ndërtuar pa leje, pse nuk fillon një hetim.’- tha Manja.